Duke ofruar më të mirën për klientët

Rreth nesh

Darn Group është distributori i vetëm i licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në territorin e Kosovës për mbushjen e bombolave të gazit.

Ne po ashtu jemi përfaqësuesit dhe distributorët zyrtar të bocave Hexagon Ragasco të prodhuara ne Norvegji. Këto bombola përdoren në kuzhina shtëpiake dhe komerciale për gatime të ushqimit si dhe ngrohje.

Hexagon Ragasco është bërë lider i sigurisë në këte industri sepse ka në treg miliona cilindra të çertifikuara në mbi 100 vende të botës të cilat asnjëherë nuk kanë shpërthyer nga bymimi i gazit.

Pse të zgjedhni Bocat Hexagon Ragasco?

Cilindrat tanë janë projektuar si alternativë moderne ndaj cilindrave të çelikut. Të përshtatshme për një shumëllojshmëri aplikimesh, duke filluar nga kuzhinat e gastronomisë në atë shtëpiake, ata janë ndërtuar nga materiale polimerike dhe të përbëra që japin si rezultat siguri, cilësi, dizajn dhe inovacion të pa kompromis. Ato janë bërë standardi i ri për të gjithë përdoruesit që duan siguri, cilësi dhe lehtësi gjatë punës së tyre me gaz GNL.


A e dini se cilindrat tanë nuk eksplodojnë as në flakë të zjarrit?

Cilindrat tanë janë të përbërë nga fijet e xhamit dhe kanë të implementuar një tekonologji e cila në rast se cilindri ndodhet në zjarr dhe rritet presioni nga gazi, atëherë hapen disa vrima të cilat lëshojnë gazin në mënyrë të kontrolluar pa shkaktuar shpërthim dhe dëme në njerëz apo materiale. Kjo është një teknologji aq inovative që ka bërë që cilindrat Hexagon të jenë lider në botë për siguri.